Flasin ekspertët: Sa zgjasin paslëkundjet, çfarë ndodhi në Kaliforni pas tërmetit 6.4 ballë

Flasin ekspertët: Sa zgjasin paslëkundjet, çfarë ndodhi në Kaliforni pas tërmetit 6.4 ballë

18:37, 02/12/2019
A+ Aa A-

Pas lëkundjet e një tërmeti mund të zgjasin për ditë të tëra, muaj e mbase edhe vite thonë ekspertët. Megjithatë, thonë ata, nuk ka vend për panik.

Korrikun e këtij viti, një tërmet i së njëjtës magnitudë me atë në Shqipëri, 6,4 goditi jugun e Kalifornisë. Epiqendra ishte pranë Ridgecrest, rreth 160 km larg Los Angelesit.

Goditjet nuk përfunduan me kaq: më e forta mbërriti një ditë më vonë, dhe ishte e magnitudës 7.1. Tërmeti u pasua nga mijëra paslëkundje, që shkuan deri në 5.4. Nga tërmeti i parë pati dëme relativisht të vogla, ndërsa i dyti shkaktoi zjarre në disa ndërtesa të Ridgecrest e ka me mijëra banorë pa energji elektrike.

Shkundjet e tij u ndjenë në pothuajse të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sacramento e deri në Baja California, në Meksikë. Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë, e 30 milionë të dytin. Pavarësisht forcës së tyre, këto tërmetet nuk shkaktuan veçse një të vdekur e 25 të plagosur, 20 në ditën e parë, në katër korrik, dhe pesë në të dytën. Por paniku ndërkohë ishte i madh, e ai ushqehej nga paslëkundjet e vazhdueshme.

Sizmologu Egill Hauksson parashikoi që kjo situatë mund të zgjaste dhe me muaj të tërë, në mos vite. Një gjë e tillë ka ndodhur me tërmetin e magnitudës 7.7 në vitin 1952 në Techahapi të Kalifornisë, paslëkundjet e të cilit zgjatën 40 vjet. Ndërsa paslëkundjet e tërmetit 7.3 që goditi Landersin po në Kaliforni në vitin 1992, vazhdojnë ende.

Zakonisht, sipas ekspertëve, sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese. Megjithatë, në rastin e lëkundjes së fundit të dhunshme të tokës në Kaliforni, ata nuk parashikuan që të kishte një tjetër tërmet më te fortë, pavarësisht frikës që ngjallën paslëkundjet, me argumentin se intervalet mes dy tërmeteve të mëdha, zgjasin në kohë./tch/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco