Humbi 3 familjarë nën rrënoja/ Rrëfimi prekës: Mendova se zemra ime pushoi

Humbi 3 familjarë nën rrënoja/ Rrëfimi prekës: Mendova se zemra ime pushoi

23:46, 01/12/2019
A+ Aa A-

Të tjera rrëfime dramatike vijojnë të vijnë nga qytetarët që përjetuan momentet e tmerrshme të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, në Neës24 u soll rrëfimi i një vajze invalidë, anëtare e familjes Greku, ku humbën jetën 3 persona, por që ajo fatmirësisht ka arritur të shpëtojë, ndonëse që kjo ngjarje ka lënë trauma të mëdha në mendjen e saj.

E prekur, ajo tregoi se e kishte shpëtuar daja nga rrënojat, ndërsa lajmi se kishte humbur tre familjar e kishte tronditur.

“Jam invalide, tërmetin e ndjeva jashtë mase. Kam bërtitur e qarë aq shumë. Kisha vetëm mamin pranë, filluam të qanim të dyja. Pastaj erdhi të na shpëtonte daja, kur po dilnim desh na ra tavani në kokë. Edhe kur dolëm jashtë, ra një tërmet tjetër i fortë, kisha frikë mos më binte ndonjë gjë në kokë.

Më vonë, erdhën e më morën dy policë dhe më çuan te stadiumi. Mendova se zemra ime kishte pushuar fare, thashë se mbarova për momentin. Kam tre të afërm të humbur, dajën, Sajmirin kushëririn, për këtë u preka shumë, bërtita, isha shumë keq, po më dhimbte dhe zemra”, tha ajo.

Ndërkohë, Elvis Naçi tha se familja Greku, do jenë të dytët që do iu ndërtohet banesa. “Mos ua përmend më ato që kanë kaluar, por jepu lajmin se do të jenë familja e dytë që do të trajtohen në Thumanë”, tha Naçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco