Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Shirat, të shoqëruara me erë dhe me shtrëngata, do të prekin zonat e prekura nga tërmeti

Shirat, të shoqëruara me erë dhe me shtrëngata, do të prekin zonat e prekura nga tërmeti

23:13, 28/11/2019
A+ Aa A-

E premte, 29 nëntor 2019. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Nesër  (e premte, dt.29) priten reshje në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë intensive në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive.

Në qarqet e tjera të vendit reshjet priten të jenë të dobëta ose lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

Reshjet e shiut të shoqëruara me erë dhe me shtrëngata do të prekin zonat e prekura nga tërmeti.

Intensiteti i lartë i reshjeve per momente të shkurtra mund të krijojë vërshime të ujit sidomos në zonat kodrinore ose ato urbane me dëmtime të sistemit të kanalizimeve.

Kushtet meteorologjike mund të jenë të vështira sidomos për njerëzit që ndodhen në ambjente të hapura për arsye edhe të mundësisë së shkarkesave elektrike në këto zona

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 18 °C

në vendet e ulëta: 9 / 17 °C

në vendet malore: 6 / 12 °

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco