Tërmeti/ Manastirliu: Nuk ka dëmtime në strukturën e spitalit në Durrës

Tërmeti/ Manastirliu: Nuk ka dëmtime në strukturën e spitalit në Durrës

16:18, 28/11/2019
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes është shprehur se pas një konstatimit për dëmet nga tërmeti në Spitalin e Durrësit, rezulton se nuk ka dëmtime në strukturë, por dëme të cilat mund të rikuperohen dhe për këtë janë marrë masa për të ndërhyrë.

‘Ashtu siç ju informova ekipi ekspertëve bën një akt konstatimi për dëmet të cilat janë konstatuar në këtë spital edhe me lëkundjet e fundit sizmike. Nuk ka dëmtime në strukturë por disa dëme që duhet të rikuperohen, kemi marr masa për të ndërhyrë për të mos munguar shërbimi në kohë i ambulancave dhe trajtimi i të lënduarve apo pacientëve të tjerë.

 Do të fillojë punë për të mbyllur hyrjen kryesore për të hapur një tjetër dytësore dhe të vazhdojmë punën. Pjesa tjetër është e rikuperueshme, por e rëndësishme është të vazhdojmë shërbimin ndaj personave të prekur’, ka thënë Manastirliu për mediat.

Ministrja është shprehur se aktualisht në spitalin e Durrësit po marrin mjekim 20 persona, ndërsa personat të cilët kanë nevojë për trajtim më të specializuar janë transportuar për në spitalin e Traumës ose tek Nënë Tereza.

 ‘Në spitalin e Durrësit janë 20 pacientë janë duke marr trajtime dhe në shërbimin e ortopedisë ka ende pacientë që po marrin shërbimin e duhur. Ata të cilët kërkojnë ekspertizë i kemi kaluar tek spitali i Traumës ose Nënë Tereza. Është bërë një punë e mirë nga stafi i spitalit. Nga spitali i traumës kemi çuar për ndihmë në Itali të Marli Shkodra.

Të gjithë që shfaqen komplikacione ne kemi mundësinë të transferojnë, të kujdesemi për pacientët. Kemi mundësi na e kanë ofruar partnerët jashtë vendit për të trajtuar çdo rast. Për momentin situata është nën kontroll’, shton Manastirliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco