Roza dhe Dhimitër Anagnosti solidarizim me banorët e prekur nga tërmeti: Ndihma te TK

Roza dhe Dhimitër Anagnosti solidarizim me banorët e prekur nga tërmeti: Ndihma te TK

11:14, 28/11/2019
A+ Aa A-

Solidariteti i shqiptarëve, por jo vetëm, me të prekurit e tërmetit ka qenë tepër i madh.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë ofruar ndihmat e tyre për banorët e pastrehë.

Ndër to edhe aktorët e njohur Roza dhe Dhimitër Anagnosti, të cilët kanë dorëzuar ndihmat te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

'Roza dhe Dhimitër Anagnosti solidarizohen me të prekurit nga tragjedia e tërmetit. Ata sapo erdhën në mjediset e Teatrit Kombëtar për të dorëzuar ndihmat te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.Të angazhuar dhe shembull qytetarie, ata e shumë artistë të tjerë të angazhuar me qëndresën e Teatrit janë pranë qytetarëve në këto ditë të vështira kur luftohet me forca që nuk kontrollohen dot, me vdekjen, rrënimin e jetës, frikën nga sa vjen.” shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco