Flet eksperti: Tërmeti bregdetar më i rrezikshmi, e shkatërron edhe shkëmbin

Flet eksperti: Tërmeti bregdetar më i rrezikshmi, e shkatërron edhe shkëmbin

21:49, 27/11/2019
A+ Aa A-

Ish-drejtori i Institutit të Sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, i ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, është shprehur se në Shqipëri ka disa breza tërmetor, por më kryesori është tërmeti bregdetar që shkon nga Vlora, në Shkodër dhe vazhdon në bregdetin Dalmat në Kroaci.

Sipas tij, tërmetet bregdetare janë më të rrezikshme dhe mund të shkatërrojnë edhe shkëmbin.

"Në Shqipëri ka disa breza tërmetor. Por brezi më kryesor i tërmeteve është ky bregdetar që shkon nga Vlora, në Shkodër dhe vazhdon bregdeti Dalmat. Ky është rajoni më i prekur nga tërmet dhe rrezik më të madh. Është i tillë për arsye se në detin Adriatik kanë kontakt dy pllaka. Pllaka afrikane që zhytet nën pllakën Euroaziatike, toka jonë malet, kodrat. Duke e shtypur atë krijohen sforcime në këtë zonë dhe këtu akumulohen tërmetet. Ato akumulohen për një periudhë të gjatë, e tillë që e shkatërron shkëmbin edhe pse në det", u shpreh eksperti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco