Jo vetëm halli i tërmeteve/ Ja si parashikohet moti në ditët në vazhdim

Jo vetëm halli i tërmeteve/ Ja si parashikohet moti në ditët në vazhdim

18:13, 27/11/2019
A+ Aa A-

Shqipëria po përjeton çaste tmerri dhe paniku si pasojë e tërmeteve të fuqishme që po godasin vendin prej shumë orësh.

Por përveç lëkundjeve sizmike, tani duhet të përballemi edhe me përkeqësimin e kushteve të motit.

Sinoptikania Adiola Bani ka thënë për “News 24” se, në ditët në vijim priten reshje shiu dhe rebeshe.

“Mesdita e nesërme do të sjellë shira të dendur, që do të jenë edhe në formën e rrebesheve. E hëna pritet që të sjellë një normalizim. Do të ketë shira dhe do të jetë situatë më problematike. Deri në fundjavë nuk do kemi luhatje të mëdha të temperaturave, duke pasur temperatura nga 19-20 gradë celcius”, deklaroi Bani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco