Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

Mblodhi 5 euro nga shitja e krembananave, por i dhuron për ta ndihmuar Shqipërinë

Mblodhi 5 euro nga shitja e krembananave, por i dhuron për ta ndihmuar Shqipërinë

15:40, 27/11/2019
A+ Aa A-

Të gjithë  e njohin një burrë shtatshkurtër që shet krembanana në kryeqytetin e Kosovës për të siguruar kafshatën e gojës.

Sot, ky njeri që jeton nga solidariteti i njerëzve, u bë solidar duke dhuruar gjithçka kishte mbledhur gjatë ditës së sotme, raporton JOQ Kosova.

Një qytetar ka dërguar një fotografi, duke treguar se ky njeri dha 5 eurot që i kishte mbledhur gjatë ditës, me vullnet për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Ndërkohë, si ky burrë, në Kosovë po ka shumë. Janë qindramijëra që nëpër rrugët e Kosovës po ofrojnë ndihma për të prekurit.

Po ashtu, deri tani, në Kosovë janë strehuar qindra familje nga Shqipëria të cilët u vendosën nëpër shtëpi dhe hotele.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco