Kosova hap dyert për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Kosova hap dyert për shqiptarët e prekur nga tërmeti

14:15, 27/11/2019
A+ Aa A-

Një solidaritet prekës ai i Kosovës ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti. Përvec ndihmave të shumta që vijojnë të vijnë, dhe numrave të llogarisë për mbledhje fondesh, janë të shumtë shqiptarët e Kosovës që kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për ata që tashmë janë të pastrehë.

Ky ishte tërmeti i dytë më i madh pas atij të vitit 1979 që goditi Shkodrën, dhe një ndër 55 tërmetet më të forta që kanë goditur Shqipërinë që nga periudhat e hershme, kur kanë filluar të regjistrohen tërmetet. Lëkundjet e fuqishme të tërmetit që prekën gjatë natës duke u gdhirë e marta Shqipërinë kanë shkaktuar përveç viktimave dhe dëme materiale në rajonin e Durrësit, ku dhe kishte epiqendrën, por edhe në rajonin e Tiranës.

Këto orë janë të shumta mënyrat e ndihmës që shqiptarët e Kosovës por tregojnë për të prekurit nga tërmeti që tronditi Shqipërinë, po ku bilanci më tragjik ishte në Durrës dhe në zonat përreth.

Ka dhe nga ata që përveç ushqimeve, veshmbathjeve dhe strehimit, ofron dhe seancë falas me psikologë për të gjithë ata që janë ende të tronditur nga ajo që kanë përjetuar.

Sipas mediave në Kosovë janë 420 qytetarë të Shqipërisë kanë mbërritur në Kosovë pas tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri.

Një vullnetar nga Kosova gjatë një transmetimi live për ABC News, u shpreh se 420 persona deri më tani kanë arritur në Kosovë, ndërsa presin të shkojnë edhe 90 të tjerë. Por ka dhe shumë të tjerë që do të udhëtojnë për në Kosovë me automjete private.

Tifozët e ekipit të futbollit të Prishtinës ‘Plisat’ po bëjnë thirrje vazhdimisht që personat të cilët shprehin vullnet të ndihmuar shqiptarët pas tërmetit të sjellin produkte ushqimore. Sipas tyre produktet ushqimore janë më të nevojshmet në kampet ku po qëndrojnë familjet e prekura në Shqipëri.

‘Ju falenderojmë të gjithëve që po i përgjigjeni ftesës sonë për ndihmë kaq bujarisht. Është e mahnitshme sa të fuqishëm janë shqiptarët e bashkuar. Duke e parë gjendjen nga afër, ju bëjmë thirrje që ta fokusoni ndihmën tuaj në produkte ushqimore sepse në këtë moment, ato janë më të nevojshmet në kampet ku po qëndrojnë motrat e vëllezërit tanë’ shkruhet në njoftimin e tyre në profilin në Facebook. /abcnews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco