Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Erë dhe reshje, ja çfarë rezervon moti nesër

Erë dhe reshje, ja çfarë rezervon moti nesër

14:40, 23/11/2019
A+ Aa A-

Ditën diel, kthjellimet parashikohen të pasohen nga dendësim i vranësirave, njoftoi sot SHMU. Reshjet lokale të shiut, nisin fillimisht në jug. Gradualisht, prej orëve të pasdites e të mbrëmjes, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin, me intensitet të ulët. Në jug, kryesisht në mbrëmje do të marrin intensitet mesatar me shtrëngata lokale.

Ajo çka vlen më tepër të theksohet, është intensiteti që fiton era juglindore. Përgjatë gjithë zonës bregdetare dhe në zonat e ulëta, ajo do të jetë hera herës e vrullshme.

Për të gjithë ju, që do t`ju duhet të udhëtoni përgjatë bregdetit të Jonit e në qafën e Llogarasë, në orët e pasdites e të mbrëmjes parashikohet stuhi ere.

Si pasojë, parashikohet det i trazuar, kryesisht përgjatë bregut të Jonit.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 4ºC deri 13ºC
zonat e ulëta 9ºC deri 22ºC
bregdet 13ºC deri 22ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco