Në këto qarqe nuk do të mungojnë reshjet/ Ja surprizat e motit për nesër

Në këto qarqe nuk do të mungojnë reshjet/ Ja surprizat e motit për nesër

23:29, 21/11/2019
A+ Aa A-

Vranësirat dhe reshjet e shiut do vazhdojnë ta shoqërojnë vendin tonë edhe nesër, 22 nëntor 2019, por vetëm në zona të caktuara.

Sipas IGJEUM, priten reshje shiu, kryesisht në qarqet Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera, do të ketë vetëm vranësirë por do të mungojë shiu.

Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten të pandryshuara duke u luhatur nga 2°C në orët e para të mëngjesit deri në 19°C në darkë.

E premte, 22 nëntor 2019. Parashikimi sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Nesër (e premte, dt.22) priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Lezhë, Durrës dhe Vlorë, ndërsa e tjera nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 17 °C

në vendet e ulëta: 7 / 17 °C

në vendet malore: 4 / 11 °C

ERA

Nesër (e premte, dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco