Braktiset nga burri, gruaja e dhunuar përballet me ish-vjehrrin: 'Më dhimbset nipi, por jo nusja'

Braktiset nga burri, gruaja e dhunuar përballet me ish-vjehrrin: 'Më dhimbset nipi, por jo nusja'

18:18, 21/11/2019

Sot në studion e“Historia ime” është sjellë historia e një nëne 28-vjeçare. Ardiana Marku nga Mirdita, është nënë e një djali 8-vjeçar me autizëm. Ajo ka kaluar shumë peripeci në jetë, madje ka tentuar edhe të vetëvritet, por ka arritur të gjejë forcën që të luftojë për djalin e saj.

8 vjet më parë pasi u martua me shkuesi, filluan edhe problemet me bashkëshortin, i cili sipas saj e dhunonte. Dhuna nuk ka ndaluar as gjatë periudhës së shtazënisë, por nuk ka treguar për shkak të frikës prej tij dhe mentalitetit të qytetit ku jetonte.

Pas ardhjes në jetë të djalit të saj, situata u përkeqësua edhe më shumë. Sikur të mos mjaftonte braktisja nga ana e bashkëshortit, Ardiana nuk pati mbështetje as nga familja e saj, të cilët i kërkuan të linte djalin në birësim dhe të niste një jetë të re, por Ardiana nuk pranoi.

Pa asnjë ndihmë dhe krejt e vetme me djalin e saj, Ardiana përpiqet për t’ia dalë. Ajo ka ardhur për t’i bërë një thirrje publike bashkëshortit, i cili tashmë prej dy vitesh ka braktisur fëmijën duke mos kontribuar fare në rritjen e tij. 

Ardiana: U martova. Muajin e parë u soll mirë me mua, nuk kishim probleme, muajin e dytë ndryshoi sjellje. Pothuajse nuk vinte në shtëpi fare, vinte i pirë dhe kur vinte, më rrihte. Vinte në 03:00 të mëngjesit dhe kur vinte më zgjonte që t’i bëja shërbim, por s’ka problem e duroja këtë pjesë. Muajin e tretë të martesës dyshoja se isha shtatzënë, dhe vjehrra më shoqëroi tek gjinekologu në Rrëshen për të bërë një vizitë dhe aty mësova se isha shtatzënë. Kur shkuam në shtëpi, ai ishte në gjumë, u zgjua dhe i tregova dhe ai më tha: Kujt i more lejen për të bërë vizitën? Nuk e priti mirë. Gjatë shtazënisë më keqtrajtonte në maksimum, edhe unë heshtja, s’kisha çbëja…

Mirela Milori: Ishte dhumë fizike apo vetëm psikologjike?

Ardiana: Më shtynte, ofendonte, edhe psikologjike dhe fizike…

Mirela Milori: Ti ua the njerëzve të tu që ky njeri po të keqtrajtonte?

Ardiana: Po patjetër, ata më thoshin: Ti duhet të qëndrosh aty, nuk duhet të flasësh sepse nuk bënte që të divorcohesha, të lëvizja…

Mirela Milori: Të shkoje ta denoncoje në polici të shkoi ndonjëherë mendja?

Ardiana: Patjetër që më ka vajtur mendja, por s’kisha shanse. E para, kisha shumë frikë, plus jo pse të shkojë puna deri aty, të bëhemi problematikë dhe durova 5 vite rresht…

Pas lindjes së djalit, Ardiana ka pasur vështirësi për të rritur fëmijën për shkak të vështirësive ekonomike dhe mungesës së ndihmës nga bashkëshorti. Sjellja dhe veprimet e djalit të saj e bëri të dyshonte se diçka nuk shkonte me të. Pas vizitës ajo mësoi se djali i saj ishte me autizëm dhe duhej të bënte terapi.

“Kemi bërë një vizitë dhe e nxorrën që është me autizëm, ka çrregullizëm të autizmit. Nuk e doja më veten… “

Ardiana tregon se bashkëshorti vazhdonte ta dhunonte dhe në një situatë të tillë donte të ndahej, por familja e saj nuk e mbështeti. Ajo pati një debat edhe me vjehrrin e saj, i cili u përpoq ta godiste.

“Ish vjehrri më gjuajti dhe unë u bëra shumë keq, mblodha gjërat e mia dhe lajmërova policinë”.

Ardiana kërkon të divorcohet nga bashkëshorti i saj dhe kërkon që dhe ai të kontribojë në terapinë e djalit.

Ish-vjehrri i Ardianës, në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në studio, thotë se i dhimbset shumë nipi që e konsideron si djalin e tij, por jo nusja.

“Unë s’mund ta ndihmoj, mua më dhimbset. Ai nuk është djali i djalit tim, por është djali im. Mua më dhimbset djali im, ndërsa Ardiana nuk më dhimbset. Nipi im më dhimbset shumë se s’ka as nënë, as babë. Unë s’kam as pension për vete, as gruaja, s’kam as ndihmë ekonomike, asgjë. Edhe kur kam pasur 1 mijë Lekë ia kam dhënë, 10 mijë Lekë.. 5 mijë Lekë”. 

tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco