Cilat qarqe rrezikojnë përmbytjen sot dhe nesër? Ja çfarë parashikon IGJEUM

Cilat qarqe rrezikojnë përmbytjen sot dhe nesër? Ja çfarë parashikon IGJEUM

20:28, 19/11/2019

Dita e nesërme (20 nëntor) do të fillojë me reshje shiu dhe me shtrëngata, prandaj mos harroni t'i merrni çadrat me vete dhe të visheni trashë.

Vetëm në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje intensive. Sipas IGJEUM, në qarqet e tjera priten reshje mesatare, ndërsa në zona të kufizuara do të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në jug të vendit.

Qarqet që janë më të rrezikuar për përmbytje për shkak të intensitetit të lartë janë Elbasani, Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra.

Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.19) dhe nesër (e mërkurë, dt.20) priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare dhe lokalisht mesatare.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në jug të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nga llogaritjet e IGJEUM, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në fundin e ditës së sotme (e martë, dt.19) dhe pjesën e parë të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.20).

Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 12 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.19) dhe nesër (e mërkurë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet pritet të jetë mesatare deri e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco