Pasojat e tërmetit në Tiranë/ Familja prej dy muajsh jeton në çadër

Pasojat e tërmetit në Tiranë/ Familja prej dy muajsh jeton në çadër

18:14, 17/11/2019
A+ Aa A-

Pavarësisht premtimit të qeverisë për lehtësim të procedurave të lejeve të ndërtimi për familjet e prekura nga tërmeti, familja Guri në fshatin Varosh ende nuk e ka siguruar një të tillë ndërsa prej dy muajsh jeton në çadër. Ata kanë hequr dorë nga ndihma e shtetit ndërsa kërkojnë leje për një objekt pranë shtëpisë ku të strehohen. 

Kështu deklaroi kryebashkiaku Erjon Veliaj pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në shtator. Edhe pas dy muajsh familja Guri në fshatin Varosh jeton nën këtë çadër, e vetmja ndihmë e ardhur për ta. Prej asaj dite askush nuk është kujtuar dhe jo vetëm për ndihmë financiare.

Në mungesë të kësaj kryefamiljari ka kërkuar të marrë leje për ta ndërtuar me financat e veta. Por sërish është përballur me heshtje nga bashkia e Tiranës, ndërsa i ftohti tashmë ka trokitur

Dy bashkëshortët i druhen një lëkundjeje tjetër, si ajo e kësaj të dielë me 3.6 ballë, pasi sipas tyre, me pak goditje tjera shtëpia mund të shembet plotësisht.

Këtu kalojnë pjesën më të madhe të kohës, ndërsa shprehen se është e vështirë për të qëndruar tashmë që dimri po afron.

Varoshi në mes të gjelbërimit është zonë e harruar nga bashkia. Ndonëse vetëm 20 kilometër larg nga bashkia,  automjetit i duhen më shumë se 1 orë për të mbërritur. Në rrugë është investuar pjesërisht e më pas duhet të përballesh me gropa, gurë e baltë.

Ora News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco