Si pritet të jetë e diela? Ja çfarë rezervon moti për nesër

Si pritet të jetë e diela? Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:18, 16/11/2019
A+ Aa A-

E dielë, 17 nëntor 2019. Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

RESHJET

Nesër (e diel, dt.17) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, Lumi Buna, ka filluar rritjen e nivelit që prej datës 03.11.2019 duke iu afruar nivelit kritik përgjatë kësaj fundjave.

Sipas parashikimeve tona nuk do ketë dalje nga shtrati të lumit Buna.

Përgjatë fillimit të javës së ardhshme tendenca e niveleve është me drejtim rënie dhe nuk presim probleme të rëndësishme nga këto prurje në zonën e NënShkodrës.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 20 °C

në vendet e ulëta: 14 / 21 °C

në vendet malore: 6 / 13 °C

ERA

Nesër (e diel, dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco