Plane për në fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Plane për në fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

23:21, 15/11/2019
A+ Aa A-

E shtunë, 16 nëntor 2019. Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Nesër  (e shtunë, dt.16) priten reshje të dobëta në qarkun Shkodër dhe lokalisht të dobëta në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve nuk priten reshje.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, Lumi Buna, ka filluar rritjen e nivelit që prej datës 03.11.2019 dhe do ti afrohet nivelit kritik përgjatë kësaj fundjave.

Sipas parashikimeve tona nuk do ketë dalje nga shtrati të lumit Buna.

Përgjatë fillimit të javës së ardhshme tendenca e niveleve është me drejtim rënie dhe nuk presim probleme të rëndësishme nga këto prurje në zonën e NënShkodrës.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 21 °C

në vendet e ulëta: 13 / 20 °C

në vendet malore: 5 / 16 °C

ERA

Nesër (e shtunë, dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco