Moti i keq/ Pezullohet puna në portin e peshkimit, vonesa edhe në linjat e trageteve

Moti i keq/ Pezullohet puna në portin e peshkimit, vonesa edhe në linjat e trageteve

18:04, 15/11/2019
A+ Aa A-

Situata kritike e motit të kësaj fillim jave nuk ka kaluar ende, megjithëse aktualisht moti i keq është përqendruar në brigjet e vendit fqinj Itali dhe vetëm në fundjavë pritet të rikthehet në vendin tonë.

Në det të hapur forca e detit arrin 6-7 ballë,  ndërsa në gjirin e Durrësit nuk i kalon 4 ballë.

Drejtimi i erës është jug-lindje dhe në portet e vendit fqinjë pritet të shkaktojë vonesa në nisjen e trageteve.

Kapiteneria e Durrësit bën të ditur se mund të regjistrohen vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari e Ancona për shkak të motit të keq që ka përfshirë vijën bregdetare të Italisë.

Prej rreth një jave anijet e flotës së peshkimit në Durrës qëndrojnë të ankoruara për shkak të motit të keq.

Vetëm pas ditës së dielë pritet përmirësim i kushteve atmosferike dhe rinisja e aktivitetit për flotën e peshkimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco