Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Parashikimi i motit/ Ja si do të jetë koha për të enjten

Parashikimi i motit/ Ja si do të jetë koha për të enjten

23:33, 13/11/2019
A+ Aa A-

Ditë me shiun që nuk pushonte asnjë moment, duket se kanë kaluar.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e enjte.

Reshje shiu do të ketë në zona të caktuara dhe do të jenë të dobëta.

Më poshtë keni parashikimin për motin gjatë ditës së enjte:

Reshjet

Të enjte priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në bregdetin jugor dhe terrenet malore.

Image

Temperaturat

Të enjten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 17 °C

në vendet e ulëta: 11 / 16 °C

në vendet malore: 6 / 13 °C

Era

Të enjten era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet mesatare deri e fortë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco