Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ 'Nuk e di ku është babi', historia e 10-vjeçarit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit

VIDEO/ 'Nuk e di ku është babi', historia e 10-vjeçarit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit

20:52, 12/11/2019
A+ Aa A-

Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë. Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai. “Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.

Kur gazetari i A2 e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.

Një grua e moshuar, gjithashtu shqiptare, tregon se vogëlushi ka mbërritur në Siri prej 7 vitesh, pra kur ka qenë vetëm tre vjeç.

Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS. Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje.

Televizioni shqiptar A2 ndodhet me një grup xhirimi në Siri nga ku do të sjellë edhe në vazhdim histori tragjike të shqiptarëve që kanë mbetur të burgosur në kampin “Al Hawl”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco