FOTO/ Moti për të martën, ja çfarë pritet

FOTO/ Moti për të martën, ja çfarë pritet

23:31, 11/11/2019
A+ Aa A-

Dita e martë në vend parashikohet me reshje shiu kryesisht prej mesditës.

Problematike do të jetë era e fortë dhe stuhi ere kryesisht përgjatë bregdetit, duke sjellë det të trazuar.

Më poshtë keni parashikimin e bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Image

Reshjet

Të martën priten reshje intensive në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, por lokalisht shumë intensive në Vlorë dhe Gjirokastër.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në këto qarqe. Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Tiranë dhe Fier priten reshje mesatare, por lokalisht intensive në Shkodër, Kukës dhe Fier (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në jug dhe lindje të territorit, në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje të vogla lokale kryesisht në fundin e ditës e martë dhe pjesën e parë të ditës së mërkurë datë 13.

Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Lumenjtë jugorë Semani dhe Vjosa do të kenë tendencë për rritje të prurjeve përgjatë ditës së mërkurë por nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Temperaturat

Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 14 / 21 °C

në vendet malore: 8 / 14 °C

Era

Të martën era pritet të fryjë mesatare deri shumë e fortë në jugperëndim të vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco