SHMU: Parashikimi i motit, çfarë pritet nga e hëna deri të premten Krujë, nëntor 2019

SHMU: Parashikimi i motit, çfarë pritet nga e hëna deri të premten

10:40, 11/11/2019
A+ Aa A-

SHMU njoftoi se java do të nisë me diell e temperatura në rënie në orët e mëngjesit.

Ditën e martë, fillimisht moti parashikohet i qëndrueshëm, por prej mesditës, në të gjjithë vendin do të nisin reshjet e shiut. Këto, në pjesën bregdetare e jugperëndim, parashikohen me intensitet të lartë me rrebeshe dhe rrufe.

Në Alpe, do të nisin reshjet e dobëta të dëborës.

Deri ditën e enjte, reshjet do të vijojnë në të gjithë vendin hera-herës dhe në formën e shtrëngatave me rrufe, kryesisht në bregdet.

Ditën e premte, reshjet kanë tendencën të mbeten të lokalizuara, vetëm përgjatë bregdetit.

Drejtimi dominues e erës, do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i jugut. Hera herës, kryesisht në mesjavë, era do të fryjë e fortë dhe me rrahje në bregdet.

Në vlerat termike, parashikohen luhatjet si më poshtë.

Ju kujtojmë, që prej ditës së martë, mos harroni çadrat në shtëpi!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco