Kontributi i JUMBO-s, fëmijët e Qendrës Komunitare në Durrës tashmë me mjedis më të mirë

Kontributi i JUMBO-s, fëmijët e Qendrës Komunitare në Durrës tashmë me mjedis më të mirë

16:47, 07/11/2019
A+ Aa A-

Fëmijët që frekuentojnë Qendrën Komunitare Multifunksionale dhe Qendrën Shëndetësore nr.7 pranë Nish Tullës në qytetin e Durrësit, do kenë tashmë ambiente më të ngrohta dhe miqësore falë kontributit të kompanisë JUMBO, pjesë e Grupit Balfin.

Falë donacioneve të kësaj kompanie, u vendosën në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Qendrës produkte të përshtatshme dhe funksionale për ta kthyer vizitën e fëmijëve në këtë Qendër në një eksperiencë akoma edhe më pozitive.

Më datë 4 Nëntor stafi i JUMBO, përfaqësuesnga Bashkia Durrës si dhe partnerët e këtij projekti, organizata ‘Terredes Hommes’, morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar në shenjëfalënderimi nga fëmijët në mjediset tashmë të rikualifikuara të Qendrës ‘Nish Tulla’.

Në fjalën e tyrenën-kryetari i Bashkisë Durrës Z. Florian Tahiri dhe Znj. Alketa LASKU,drejtore kombëtare e Terredes Hommes falënderuan JUMBO-n që finalizoi këtë iniciativë në kuadër të përgjegjësisë sociale të Grupi Balfin.

Image

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe JUMBO, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (SustainableDevelopmentGoals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës ‘Fund-Javë Ndryshe’, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Terredes Hommes, Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco