Mbahet në Tiranë, Kongresi III i Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale Shqiptare

Mbahet në Tiranë, Kongresi III i Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale Shqiptare

10:42, 07/11/2019
A+ Aa A-

Më datë 8 dhe 9 nëntor 2019, në Tiranë do të zhvillohet Kongresi i 3 të i Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale Shqiptare.

Ky është eventi më i madh i kësaj kategorie i mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.

Ne kete kongres, do të jenë të pranishëm kirurget dhe mjekët më në zë të Europës dhe më gjërë si:

Carlos Mesquita, Portugali, President i Shoqatës Europiane të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale; Agron Dogjani, Shqipëri, President i Shoqatës Shqiptare të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale; Mauro Zago, Itali; Hayato Kurihara, Itali; Antonio La Greca, Itali; Arjan Mullahi, Gjermani; Arben Gjata, Shqipëri - Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë; Xheladin Draçini, Shqipëri, – Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë; Vullnet Ahmeti, Maqedoni–Rektor i Universitetit të Mjekësisë Tetovë; Kastriot Haxhirexha, Maqedoni– Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Tetovë; Basri Lenjani, Kosovë, – Përfaqësues I Qëndrës Kombëtarë të Urjgencës, Prishtinë.

Të pranishëm janë gjithashtu mjekët shqiptarë që ushtrojnë profesionin e tyre në QSUT, Spitalin Universitar të Traumës, Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi dhe nga Spitalet Rajonale.

I gjithë organizimi i këij eventi, është bërë i mundur falë ASTES (Albanian Society for Trauma and Emergency Surgery), me në krye president: Prof. Asc. Agron Dogjani, MD, PhD, FACS, FISS. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco