Sërish reshje intensive, shtrëngata e rrezik përmbytjesh/ Ja qarqet më të rrezikuara

Sërish reshje intensive, shtrëngata e rrezik përmbytjesh/ Ja qarqet më të rrezikuara

20:51, 06/11/2019
A+ Aa A-

Moti i keq, me reshje të dendura shiu, do të jetë prezent në vend edhe gjatë orëve në vijim.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, disa qarqe të vendit rrezikojnë përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive.

"Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme (e mërkurë, dt.06) për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin", shkruan IGJEUM në buletinin e tij. 

Ja çfarë parashikon IGJEUM, për sot dhe nesër:

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.06) dhe nesër (e enjte, dt.07) priten reshje shumë intensive në pothuajse të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjatë fundit të ditës së sotme dhe ditën e nesërme.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET: Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme (e mërkurë, dt.06) për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.

Për arsye të RRITJES SË RREZIKUT NGA PËRMBYTJET VËRSHUESE përgjatë ditëve (e mërkurë, dt.06) dhe (e enjte, dt.07) janë vendosur shenjat për përmbytje të mundëshme nga lumenjtë e vegjël ose zonave urbane për të GJITHA QARQET e vendit. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve rekomandohet të merren masa paraprake dhe PARALAJMËRIM në zonat që kanë probleme në rastet e reshjeve shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të reshjeve janë vendosur edhe shenjat e rrëshqitjes së tokës në të gjithë territorin. Probleme mund të shfaqen me bllokimin e akseve rrugore si pasojë e ujit dhe dherave në rrugë.

Nesër (e enjte, dt.07) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET DHE NIVELET në pjesët e larta malore dhe ato fushore, ZONA E NËNSHKODRËS. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Nivelet më të larta në lumin Buna do të jenë NË FUNDJAVË.

Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve DHE RREZIKUT kryesisht në degët e lumenjeve kryesorë përgjatë ditës së nesërme.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT:

Nesër (e enjte, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 19 °C; në vendet e ulëta: 16 / 17 °C; në vendet malore: 11 / 14 °C

ERA:

Sot pasdite (e mërkurë, dt.06) dhe nesër (e enjte, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet. Nesër mbasdite ajo dobësohet gradualisht.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, priten më shumë se 90 mm/ 24 orë, ndërsa rritet edhe rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë i MIE:

MIE dhe institucionet e varësisë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat që mund të krijohen nga moti i keq i 3 ditëve të ardhshme

Nisur nga raportet e Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, të cilat flasin për një mot shumë të vështirë, me reshje të dendura, erë të fortë dhe rreziqe për përmbytje në tre ditët në vijim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë kanë kaluar në gjendje gadishmërie të plotë.

Sipas parashikimeve priten reshje shumë intensive (më shumë se 90 mm/ 24 orë) në pothuajse të gjithë territorin, gjatë natës së të mërkurës dhe gjithë ditën e enjte. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e premte, datë 8 nëntor, pritet një rënie e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin, të cilat do të  arrijnë nivelin 45-90 mm/24 orë, ndërsa ditën e shtunë datë 9 nëntor priten reshje të dobëta në të gjithë vendin 15mm/24 orë.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së mërkurë për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve do të rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.

Në këto kushte të gjitha institucionet e varësisë së MIE janë duke marrë masat e duhura për të siguruar shërbimet bazë ndaj qytetarëve si dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë në çdo rast që do të kenë nevojë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kompanitë kontraktore të mirëmbatjtes së rrugëve po monitoron pa ndërprerje situatën, për të ndërhyrë në çdo rast të bllokimit të mundshëm të rrugëve, si nga vërshimi i ujit, ashtu edhe nga rënia e inerteve në rrugë.

Ndërkohë që institucionet e sistemit energjetik, OST, OSHEE dhe KESH janë vënë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që do të ketë stakime apo dëmtime të linjave të furnizimit me energji elektrike.

Në gadishmëri janë edhe Aviacioni Civil si dhe Portet detare të vendit, të cilat që gjatë ditës së sotme janë përballur me situata të vështira, për shkak të detit të trazuar dhe me shumë ballë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë fton qytetarët që për çdo rast rreziku apo vështirësie të njoftojnë përmes numrit unik të emergjencave 112, si dhe numrave përkatës të strukturat tona:

OSHEE           04 227 41 41

ARRSH           067 39 82 866

DPSHTRR      068 80 15 833

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco