VIDEO/ Kryetare e re, avaz i vjetër. Pak minuta shi dhe Durrësi përmbytet

VIDEO/ Kryetare e re, avaz i vjetër. Pak minuta shi dhe Durrësi përmbytet

17:06, 06/11/2019
A+ Aa A-

Për rreth 30 minuta reshje të shumta shiu kanë nisur në qytetin e Durrësit duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke bërë që rrugët të përmbyten.

Në dallim nga pak ditë më parë, situata shfaqet më e vështirë pasi shirat kanë mbushur jo vetëm zonat periferike të cilat janë gjithnjë problematike, por ato kanë mbushur edhe akset rrugore shumë pranë qendrës ku dallohen "përrenj" reshjesh të krijuara shume pranë qendrës së qytetit.

Ndërkohë zonat rreth stadiumit, ish Kënetës, pranë stacionit të trenit dhe pranë ujësjellësit shfaqen si zonat më problematike.

Ndërkohë pak ditë më parë teksa situata ishte pothuajse e njëjtë, kryetarja e bashkise Valbona Sako publikoi pastrimin e kanaleve pasi ishin bllokuar ndërkohë që masat e marra paraprakisht nuk rezultuan efektive.

Pamjet e mëposhtme nuk kianë nevojë për shumë komente...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 06/11/2019 21:28

Ksaj i thojne me të mar lumi, paska dhe Durresi Lum se dija.

Arberi 06/11/2019 21:27

Vangjushi e mbajti fjalen tha qe Durresin do ta bojme si Venezia. Bravo Rilindja qe punon 24 ore non stop mire ja boni popullit trim spiun. Hani Mut oreeee popull legen e keni hak te vuani dhe mos u qani fare rrini urte mer popull kot.

Shto koment

Denonco