BE: Tetori i 2019 në gjithë botën, tetori më i nxehtë në histori

BE: Tetori i 2019 në gjithë botën, tetori më i nxehtë në histori

14:42, 06/11/2019

Temperaturat mesatare në të gjithë botën për tetor 2019 ishin më të nxehtat të regjistruara në historinë e këtij muaji. Ky është përfundimi i nxjerrë nga agjencia e BE-së për monitorimin e tokës, ‘Kopernik’.

Shumë vende evropiane panë temperatura mbi mesatare gjatë gjithë muajit, me përjashtim të atyre në veri dhe veri-perëndim të kontinentit, por anomalitë e temperaturës evropiane shpesh janë më të mëdha se ato globale, veçanërisht në dimër.

Temperaturat, njofton Mjedisi sot, ishin gjithashtu mbi mesataren në pjesë të mëdha të Arktikut, por pjesa perëndimore e SHBA-së dhe Kanadaja përjetuan temperatura më të ftohta se zakonisht.

Temperatura e tetorit është tashmë 1.2 ° C mbi nivelet para-industriale të përcaktuara nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC), tha agjencia e monitorimit të tokës ‘Kopernik’.

Kjo është afër kufirit ambicioz 1.5 ° C të përshkruar nga marrëveshja e klimës në Paris e cila synon të mbajë ngrohjen midis 1.5 ° C dhe 2 ° C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco