Plani francez: Si do i dekurajojmë shqiptarët që të mos vijnë për ‘turizëm mjekësor’

Plani francez: Si do i dekurajojmë shqiptarët që të mos vijnë për ‘turizëm mjekësor’

18:50, 05/11/2019

Qeveria franceze ka shprehur prej kohësh shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Gjeorgjia. Interesant është fakti se janë pikërisht shqiptarët dhe gjeorgjianët që po bëhen shqetësim edhe për Irlandën.

Megjithatë, në Francë thonë se shumë prej azilkërkuesve vijnë në këtë vend për ‘turizëm mjekësor’.

Arsyeja është se në momentin që dikush bën aplikimin për azil, ai përfiton nga mundësia për shërbim shëndetësor universal falas.

Tashmë qeveria pritet të miratojë një vendim, ku thuhet se duhet të kalojnë tre muaj përpara se një azilkërkues të përfitojë nga shërbimi shëndetësor falas, ose siç njihet ndryshe në Francë, PUMA.

Gazeta ‘Le Parisien’ thotë se e ka denoncuar fenomenin që në vitin 2014. Në vitin 2018, të tilla abuzime i kushtuan buxhetit së paku 200 milionë euro, shkruan gazeta.

Ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn thotë se kjo hapësirë prej tre muajsh bëhet për të dekurajuar emigrantët nga Shqipëria dhe Gjeorgjia. Sipas saj, këto janë vende të sigurta, por vijnë në Francë qëllimisht për të marrë trajtim mjekësor.

Sistemi i rrënuar shëndetësor në Shqipëri është cituar nga ekspertët e huaj si një arsye madhore përse shqiptarët braktisin vendin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz05/11/2019 19:59

I di keto Manastirlesha qeflesha, apo lundron ne endrrat e ridhjerjes siçiliste se ne medemek kemi nje sherbim shendetesor brilant, gjithmon sipas Edver Taqi Langaraqit.

Shto koment

Denonco