Alarmi i kuq/ Ja zonat që rrezikojnë të përmbyten gjatë të martës

Alarmi i kuq/ Ja zonat që rrezikojnë të përmbyten gjatë të martës

22:53, 04/11/2019
A+ Aa A-

Kjo javë ka nisur me reshje të shumta shiu në të gjithë Shqipërinë, ndërsa ka pasur edhe përmbytje në Tiranë dhe qytete bregdetare.

Por Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se gjatë ditës së martë, intensiteti i shiut të rritet.

Për këtë arsye, priten përmbytje në zona të ndryshme të vendit.

Më poshtë keni parashikimin e motit për të martën:

Image

Reshjet

Ditën e martë priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, mesatare në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Intensiteti i reshjeve në qarqet Shkodër dhe Kukës do të vijë duke u rritur gjatë pjesës së dytë të ditës së martë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata vetëm në këto dy qarqe.

Rreziku nga përmbytjet

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Gjatë ditës së hënë në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës janë rritur prurjet në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të ketë nivele të larta të ujit dhe me tendencë për rritje të niveleve dhe rrezikut ditët e javës në vazhdim.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të rriten në fundjavë për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve ne te gjithë lumenjtë kryesorë por nuk ka paralajmërim për përmbytje lumore.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Temperaturat

Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C

në vendet e ulëta: 14 / 23 °C

në vendet malore: 8 / 17 °C

Era

Të martën era pritet të fryjë e lehte deri mesatare, por do të ketë forcime të saj, sidomos në bregdet.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco