Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

IGJEUM: Sot e nesër priten reshje shumë intensive në 2 qarqe

IGJEUM: Sot e nesër priten reshje shumë intensive në 2 qarqe

12:02, 02/11/2019
A+ Aa A-

IGJEUM njoftoi se sot pasdite, e shtunë 2 nëntor dhe nesër, e diel 3 nëntor, priten reshje shumë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës. Në qarkun Vlorë ato priten mesatare, ndërsa në qarqet e tjera ato priten në përgjithësi të dobëta, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Intensiteti i reshjeve në Veri do të vijë duke u rritur dhe ato do të të shoqërohen edhe me shtëngata.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C

në vendet e ulëta: 15 / 24 °C

në vendet malore: 9 / 15 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndersa nesër (e diel dt.03) ajo do te fryje mesatare deri e forte, sidomos në bregdet.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco