Tërmeti në Shqipëri u fut frikën edhe italianëve, ja çfarë shkruan media kryesore fqinje

Tërmeti në Shqipëri u fut frikën edhe italianëve, ja çfarë shkruan media kryesore fqinje

22:55, 01/11/2019

Tërmeti që shkundi mëngjesin e sotëm Korçën, ka frikësuar edhe fqinjët italianë.

Në një shkrim të Corriere, “Tërmet në Shqipëri dhe Kosovë, frikë edhe në Salento’, pasi i bëhet një rezume tërmetit 5.2 ballë në juglindje të Shqipërisë, shkruhet ndër të tjera se frika ka kapluar edhe Salenton në Itali pas lëkundjeve të fuqishme që kanë goditur Europën Lindore.

‘Tërmeti në Shqipëri dhe Kosovë, frikë edhe në Salento’

‘Lëkundja më e fortë u verifikua të premten në mëngjes afër qytetit të Korçës, në lindje të Shqipërisë, ku deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale si edhe të plagosur.

Por frikë ka edhe në Salento pas dy lëkundjeve të tërmetit që goditën Europën Lindore. E para me magnitudë 3.00 u regjistrua në orën 7.53 të së premtes në mëngjes në jug të Kosovës.  Sipas referimeve të mediave serbe epiqendra ishte 11 km në veriperëndim të Dragash, me thellësi 10 km. Lëkundjet u ndjenë edhe në Prizren dhe Gjakovë, por deri më tani pa dëme materiale.

Një tjetër lëkundje tërmeti me magnitudë 5.2 u regjistrua këtë mëngjes në Shqipëri,

Sipas Institutit të Sizmiologjisë, epiqendra ishte pranë Korçës, me thellësi 25 km. Aktualisht sipas mediave janë verifikuar vetëm dëme materiale, por akoma zyrtarisht nuk ka një bilanc zyrtar.

Lëkundja sizmike u ndje edhe në disa qytete të tjera, ka provokuar panik, dhe shumë njerëz kanë dalë në rrugë nga frika e lëkundjeve të reja.’-shkruan Corriere

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco