Parashikimi i motit/ Ja si ndryshon koha në orët në vazhdim

Parashikimi i motit/ Ja si ndryshon koha në orët në vazhdim

14:46, 01/11/2019

Vlerat e larta të presionit atmosferik dhe masat ajrore të qëndrueshme kanë sjellë mëngjesin e ditës së sotme, mot të kthjellët por edhe vranësira deri të dendura në relievet malore. Temperaturat në vlerat minimale u regjistruan nga 6ºC në relievet malore deri në 14ºC në zonat bregdetare (respektivisht Kukës dhe Sarandë), bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Nëse jeni duke udhëtuar do të vëreni gjithashtu se ka shikim të reduktuar në zonat luginore për shkak të mjegullës së dendur apo mjegullinës. Era sot do të fryjë me drejtim Juglindje - Verilindje relativisht e qetë dhe shpejtësi 1-10m/s.

Temperaturat e mesditës pritet të kapin vlerat nga 17ºC në relievet malore deri në 25ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Për nesër pritet që të kemi një ‘ditë gri’, pra mot i vranët në të gjithë territorin. Në zonën e qendrës dhe relievet malore pritet të ketë pika shiu, ndryshe nga zona e jugperëndimit dhe veriperëndimit (Shkodër, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër) ku reshjet do të jenë me intensitet deri edhe mesatar në formën e shtrëngatave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco