Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Neptun International, kompania shqiptare, lider edhe në dy shtete të tjera

Neptun International, kompania shqiptare, lider edhe në dy shtete të tjera

12:40, 30/10/2019
A+ Aa A-

Neptun International është një ndër të paktat kompani shqiptare me prezencë ndërkombëtare, pasi operon sot në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe nuk do të jetë e largët dita kur ajo do ta shtrijëpraninë e saj edhe përtej këtyre kufijve.

Kompania e nisi aktivitetin në vitin 1993 dhe është sot rishitës ekskluziv i markave si LG dhe Beko në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në Shqipëri kjo kompani zë një pjesë të rëndësishme të tregut vendas dhe tregton marka te mirënjohura ndërkombëtare si edhe: Samsung, Apple, Sony, Bosch, Philips, Tefal, Rowenta, Huawei, Hama, Braun, etj.

Neptun ka hedhur gurin e themelit si retail i parë i organizuar në Shqipëri, ku ka krijuar kulturën vendase të shitjes kupajisjet më të tregtuara janë: Televizorët dhe pajisjet audio-video, pajisje të kujdesit personal, informatikë dhe telefoni, pajisje argëtimi etj.

Neptun është kompania më e madhe e elektro-shtëpiakeve në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, ku tregton një gamë të gjerë prej mbi 8,500 produktesh, nga 250 marka partnere.

Image

Vetëm në Shqipëri, gjatë vitit 2018 Neptun i shërbeu 364,048 klientëve.

Sot kompania numëron 83 dyqane në shtetet ku operon dhe ka plot 1084 punonjës.

Pavarësisht konkurrencës me të cilën përballet në Shqipëri, Neptun arriti që gjatëkëtij viti tëshënonte sërish rritje.

Pioner në tregun shqiptar për cilësi dhe shërbime

Tashmëështë evidente se eksperienca e konsumatorit në rrjetet e shitjes është më e rëndësishme se kurrë. Studimet tregojnë se konsumatoriështë më kërkues, me një prirje të caktuar për të blerë në dyqane të mirëorganizuara të shitjeve me pakicë dhe duke kërkuar përvojë dhe shërbim më të mirë.

Mënyra tradicionale e shitjes së produkteve të elektronikës ka ndryshuar shumëqë nga fillimet e saj. Neptun është i pari rrjet i shitjes së organizuar në vend dhe më i madhi, pasi daton që nga viti 1993, në kohën e magnetofonëve me dritë qënuk mund t’i gjeje kudo, ndërkohë që sot kompania po ecën përkrah tregjeve dhe vendeve të zhvilluara perendimorë.

Konsumatori shqiptar tashmë ka tënjëjtën mundësi të blejë produktet më të fundit, të zgjedhë nga markat më tëmëdha botërore, autentike, për të cilat Neptun është rishitës i autorizuar, po ashtu ka mundësi të përjetojë një eksperiencëblerjeje në nivel tjetër si nga “testimi” që i bën produktit në dyqan,  gëzon alternativa në mënyrënepagesës me këste, në ekspertizën dhe asistencën e stafit të kualifikuar, ashtu edhe në kujdesin e pas blerjes me shërbimin e klientit dhe servisin e autorizuar. Tashmë blerja është shumë më tepër se shkëmbimi i një produkti me para në dyqan, sepse ështënjëproces dhe një eksperiencë më vete. Këto kanë qenë edhe risitë e prezantimet e shërbimeve për të cilat Neptun ka qenëpionier në tregun shqiptar.

Image

Kjo jetëgjatësi në shërbim dhe zhvillimi i vazhdueshëm ka ardhur duke mbajtur gjithmonë premtimet që i bëhen klientit, duke ofruar maksimumin në përmbushjen e pritshmërive që ka konsumatori, pavarësisht një tregu të trazuar, me konkurrencë jo gjithnjë të ndershme.

Përfitime dhe bonuse

Përsa i takon shërbimit ndaj klientit, Neptun ka vetëm një qëllim, një rol që e sheh me shumëpërgjegjshmëri. Ai është që tëpërmirësojë standardin e jetesës së çdo familjeje shqiptare duke filluar nga produktet për gatimin, për pastrimin e shtëpisë, komunikimin dhe argëtimin e familjes.

Klientët në Neptun nuk gjejnë vetëm një dyqan me produkte por gjejnë një “strehezë” me ekspertë të cilët vendosin në qendër konsumatorin dhe i përgjigjen për çdo kërkesë, duke e trajtuar edhe me skema shpërblimi për blerjen me anë të pikëve apo uljeve me kartën Happy Plus.

Image

Neptun i këshillon të gjithë klientët që të jenë shumë të kujdesshëm në një pikë: “Kujdes nga produktet e riparuara të cilat shiten si të reja. Për çdo blerje sidomos në produktet e elektronike, si celularë dhe laptope është e drejta e çdo klienti të kërkojëgarancinë zyrtare nga prodhuesi dhefaturën e shitjes. Pasi një blerje më e lirë në shitës të paautorizuar sot, mund t’i kushtojë konsumatorit shumë më shtrenjtë si nga ana monetare, ashtu edhe nga mundimi për rregullimin e pajisjes që në këto raste do të realizohet me pjesë jo-origjinale dhe ka rrezik më të lartëdëmtimi për hërë tëdytë” – shprehen nga Neptun.

Neptun aktualisht ka 26 dyqane të shtrira në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe gjatë vitit 2020 ka planifikuar disa zgjerime në sipërfaqe të dyqaneve tërëndësishme, si ai i Korçës, kjo për t’i shërbyer një pjese sa më të madhe të popullsisë.

Neptun është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në sektorin e shitjeve si qendrat tregtare TEG, QTU, SEG në Maqedoni, investimet në sektorin e turizmit si projekti më modern në Shqipëri Green Cost apo Vala Mar, në industrinë minerare me AlbChrome apo Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe aktivitete të tjera të shitjes me pakicë si rrjeti i marketeve Spar apo Jumbo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco