Dhjetëra pasagjerë mbeten në Rinas, kompania ajrore nuk denjon t'i njoftojë

Dhjetëra pasagjerë mbeten në Rinas, kompania ajrore nuk denjon t'i njoftojë

11:33, 30/10/2019
A+ Aa A-

Dhjetra pasagjerë kanë mbëtur sot në aeroportin e Rinasit, pa mundur të nisen drejt Pisas në Itali me avionin e kompanisë Fly Ernest në orën 7:30.

Asnjë njoftim nuk është bërë nga kompania pse udhëtimi tyre është shtyrë dy herë në dy orë pa asnjë arsye të qartë nga kompania.

Nga raporti i Aviacionit Civil, rezulton se kompania Ernest Spa renditet në krah të Blue Panorama për problemet e mëdha me fluturimet.

Ernest Spa gjatë vitit 2018 ka pësuar 88 vonesa dhe anulime, ndërsa për sa i përket periudhës janar - Gusht 2019,  62.

Sa i përket ankesave për periudhën janar 2018 – Gusht 2019, ato kapin shifrën prej 1573 ankesa, 731 prej të cilave janë mbyllur me kompensim dhe 165 janë në proces shqyrtimi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Arberi 30/10/2019 23:03

    Nuk futi Lasgushin Rama ti krynte hall njerezve

    Shto koment

    Denonco