Të miturit me nevoja të veçanta/ AlbChrome u gjendet pranë fëmijëve në Bulqizë

Të miturit me nevoja të veçanta/ AlbChrome u gjendet pranë fëmijëve në Bulqizë

16:57, 29/10/2019

Kompania AlbChrome, lider në sektorin minerar në Shqipëri, po përkrah që prej qershorit 2019 programin ‘Tungjatjeta’ në qytetin e Bulqizës, një nismë tepër efikase e organizatës jo-fitimprurëse World Vision Albania and Kosovo, në mbështetje të fëmijëve në nevojë.

Në rastin konkret bëhet fjalë për 8 fëmijë që po marrin shërbime në këtë qytet, të cilët kanë të paktën një prind të punësuar pranë Albchrome.

Sipas diagnozës përkatëse, fëmijët kanë marrë trajtime fizioterapie, logopedie, terapi zhvillimi dhe mbështetje emocionale nga ekspertët e organizatës. Prindërit e tyre janë shprehur tepër të kënaqur për shërbimin e marrë nga fëmijët.

Gjatë muajit shtator 2019, në kuadër të këtij programi, World Vision, me mbështetjen e AlbChrome realizoi një trajnim me 17 prindër dhe 7 punonjës të bashkisë Bulqizë.

Prindërit u trajnuan si të kujdesen për fëmijët dhe t’i trajtojnë ata sipas vështirësisë që kanë në kushtet e tyre të shtëpisë, njohuri këto që u kanë shërbyer shumë për t’i vënë në praktikë me efikasitet në përditshmëri.

‘Tungjatjeta’, ka për qëllim të ndihmojë fëmijët në nevojë. Ky Program i inicuar nga World Vision Albania, synon integrimin e fëmijëve me aftësi ndryshe. Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që secili fëmijë nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Pra në kuadër të këtij programi punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijën vetë, familjen dhe komunitetin.

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe AlbChrome, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës ‘Fund-Javë Ndryshe’, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco