Parashikimi i motit/ Ja si ndryshon koha në orët në vazhdim

Parashikimi i motit/ Ja si ndryshon koha në orët në vazhdim

16:29, 29/10/2019
A+ Aa A-

Situata e qëndrueshme e motit do të mbetet deri mesditën e nesërme.

Më tej, parashikohet shtim gradual vranësirash mesatare deri dhe të dendura.

Prej orëve të pasdites, në jugperëndim reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, të cilat në mbrëmje do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Mjegulla e mjegullina përsëri në mëngjes do të përfshijë luginat dhe bregdetin.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje- Veriperëndim, ndërsa në bregdet herë, herë dhe mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

zonat malore 2ºC deri në 20ºC

zonat e ulëta 6ºC deri në 25ºC

zonat bregdetare 11ºC deri në 23ºC

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco