Një kopsht i ri për fëmijët e Çorovodës

Një kopsht i ri për fëmijët e Çorovodës

14:07, 29/10/2019
A+ Aa A-

Ngjyra, ngjyra, siç ështëdhe vet bota e fëmijëve. Kështu duket sot godina e Kopshtit nr. 1 në Çorovodë, e cila u rindërtua nga TAP-i, duke qenë se objekti i mëparshëm nuk përmbushte kushtet e nevojshme.Sot fëmijët kanë një kopsht me ngrohje qendrore, mobilim të ri dhe një kuzhinë të plotë.

Oborri i tij është sistemuar dhe i janë shtuar lodra, që fëmijët të luajnë gjatë ditëve të bukura me diell.Godina ka dy kate e katër ambiente secili sipas grup moshave të ndryshme. Në të njëjtën godinë janë vendosur edhe dy grupet e çerdhes me fëmijë më të vegjël. Rreth 60 fëmijë të Çorovodës përfitojnë nga investimi prej 498,000 Euro, pjesë e programit të Investimit Social dhe Mjedisor të TAP-it.

Image

Kryetari i Bashkisë sëSkraparit, Adriatik Mema dhe Menaxheri i TAP-it për Shqipërinë, Malfor Nuri, u shoqëruan nëmjediset e kopshtit të ri nga drejtoresha e këtij institucioni, Enerida Hoxha.

Ata panë nga afër kushtet qëu ofron godina e remë tëvegjëlve të qytetit.“Faleminderit TAP-it për investimin dhe këtë dhuratë të bukur. Iu uroj fëmijëve që do të kenë fatin të jenë në këtë kopsht çdo të mirë. Do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të sigurojmë investime të tilla për edukimin e fëmijëve, që janë e ardhmja e këtij vendi”, tha Adriatik Mema, Kryetari i Bashkisë së Skraparit.

Pas vizitës nëmjediset e kopshtit të ri,Malfor Nuri, Menaxher i TAP-it për Shqipërinë,u shpreh:“Nuk e fsheh gëzimin tim teksa shikoj fëmijët e Çorovodës që luajnë në godinën e re. Më vjen mirë që kemi mundur të krijojmë kushte moderne për ta.

Përmirësimi i jetesës së komuniteteve pranë gazsjellësit është njëherazi një objektiv dhe një dëshirë e TAP-it dhe për ta realizuar këtë ne po bëjmë një sërë investimesh sociale dhe mjedisore. Kopshti është një shembull i mirëi impaktit pozitiv të TAP-it në komunitet ku ai kalon.”

Image

Zbatimi i projektit u menaxhua nga Abkons, kontraktori TAP-it për investimet sociale dhe mjedisore, ndërsa përgjegjës për ndërtimin e kopshtiterregullimin e mjediseve të jashtme ishte shoqëria Desaret shpk. Punimet kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe në tojanë punësuar afërsisht 70 persona.

Deri më sot, TAP-i ka investuar mbi 3 milion euro në rehabilitimin e 12 shkollave, kopshtevee çerdheve në Shqipëri. Rreth 5,000 fëmijë janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtyre investimeve. TAP-i mbetet i përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe atë vendore.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco