Fenomeni i ri shqiptar/ Divorcohu dhe martohu me një të huaj që të përfitosh dokumentet

Fenomeni i ri shqiptar/ Divorcohu dhe martohu me një të huaj që të përfitosh dokumentet

22:45, 27/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës po përballet me një numër të shtuar padish fiktive për zgjidhjen e martesave, pasi bashkëshortët ndahen me marrëveshje me qëllim që njëri prej tyre të rimartohet jashtë vendit për të siguruar dokumentet e qëndrimit. 

Ky lloj divorci po ndeshet shpesh në tri vitet e fundit, edhe pse palët deklarojnë shkaqe të tjera si motiv të ndarjes. Avokatja Megi Zonja zbulon për Ora News se më së shumti synohen dokumentet në Greqi dhe Gjermani.

“Një numër në rritje për sa i përket këtyre martesave, të cilat do ti cilësoja fiktive. Ka pasur një moment që për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike kanë emigruar dhe kanë lidhur martesa fiktive, thjesht për tu pajisur me dokumente. Shtete më shumë ka në Greqi, në Gjermani së fundmi”, shprehet avokatja.

Ndërsa për sociologen Arjana Muça, problemet ekonomike janë shkaqet kryesore që çojnë drejt divorcit pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë.

“Po të nisemi nga viti në vit dhe sipas statistikave, ne shohim gjithmonë rënie dhe rritje të numrit të divorceve. Kjo vjen për efekt të disa faktorëve sepse shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë që faktorët socialë, ekonomikë janë kyç, ata që ndikojnë në procesin e divorcit. Një nga faktorët e tjerë që mund të përmendim është dhuna në familje, një nga eksponentët që i çon bashkëshortit drejt divorcit”, thotë Muça.

Sipas të dhënave zyrtare nga gjykata në kryeqytet, deri në tetor të këtij viti janë regjistruar 621 padi për zgjidhje martese, 160 më shumë se vitin e shkuar. 

Për sa i përket zgjidhjes së martesës, për këtë vit kanë mbërritur mbi 1500 çështje të reja, ndërkohë për 2018-ën ishin rreth 1600.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco