VIDEO/ Nuk ndalet bashkia e Tiranës, parkime me pagesë edhe rreth Liqenit

VIDEO/ Nuk ndalet bashkia e Tiranës, parkime me pagesë edhe rreth Liqenit

14:17, 27/10/2019
A+ Aa A-

Zgjerohet harta e zonave të parkimit me pagesë në Tiranë, teksa etjes së bashkisë për para nga parkingjet nuk i ka shpëtuar as zona e liqenit. Në një vëzhgim të gazetares Dea Dervishi të SYRI TV,  qytetarët që frekuentojnë parkun e Liqenit për aktivitete fizike dhe ecje në natyrë, tashmë duhet të paguajnë 40 lekë për orë nëse shkojnë aty me makinat e tyre.

Pavarësisht se shqiptarët në bazë të raporteve të fundit janë populli më dembel që nuk kryen aktivitete fizike, politikat e bashkisë do ta tkurrin edhe më shumë dëshirën e shqiptarëve për sport.

Ka një muaj që janë vendosur këto tarifa teksa ekziston edhe një detaj tjetër që qytetarëve nuk u është treguar: Nëse ata nuk vendosin zonën ku ndodhen në program, atëherë qytetarët tarifohen me 100 lekë për orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco