Koha për sot/ Ja çfarë pritet të ndodhë me motin

Koha për sot/ Ja çfarë pritet të ndodhë me motin

08:06, 26/10/2019
A+ Aa A-

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë:

në zonat malore nga 07 gradë celsius deri në 19 gradë celsius,

në zonat e ulëta nga 14 gradë celsius në 27 gradë celsius,

në zonat bregdetare nga 18 gradë celsius në 28 gradë celsius.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 6 gradë celsius deri në 19 gradë celsius

në zonat e ulëta nga 11 gradë celsius në 24 gradë celsius.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco