'Alvini do të rikthehet'/ Babai i 11-vjeçarit tjetër lutje shqiptarëve: Edhe kampionët kanë nevojë për ndihmë

'Alvini do të rikthehet'/ Babai i 11-vjeçarit tjetër lutje shqiptarëve: Edhe kampionët kanë nevojë për ndihmë

22:43, 25/10/2019
A+ Aa A-

Babai i Alvin Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet në një nga kampet e rrezikshme në Siri dhe që preku zemrat e shumë njerëzve sot ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet i sigurtë se, Alvini do të rikthehet në shtëpi, ndërsa apelon edhe për ndihmën e shqiptarëve që makthi disa-vjeçar të marrë fund.

Postimi i plotë i Afrim Berishës:

Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë!

Që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, kemi marrë telefonata e mesazhe pa fund që na japin zemër. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën që të bëjnë edhe një dhuratë. As nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë gjë, e në pesë vitet në të cilin kemi kërkuar kampionin tonë, çdo shpenëzim është përballuar nga familja.

Sot situata është ndryshe, sepse sot e dimë në çfarë gjendje shëndetsore ndodhet Alvini. Kur të kthehet në shtëpi - sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim - do ketë nevojë për mjekim të specializuar. Kemi vendosur që, me ndihmën një shoqate të hapim një llogari bankare. Kush dëshiron, mund të bëjë aty një derdhje, dhe e falenderojmë. E kush nuk do a nuk mundet, ne prapë e falenderojmë se na ka thënë një fjalë të mirë e na ka dhënë shpresë.

Intestazione: 6230518 Manidipace per Alvin
Iban: IT76K0521622902000000004577
Bic Swift: BPCV IT 2S 070

P.S
Për arsye burokratike, hapja e kësaj llogarie bankare mund të bëhej vetëm me ndihmën e një shoqate. Mani di Pace është një shoqatë italiane me bazë në Lecco e cila vepron prej kohësh në ndihmë të fëmijëve, dhe janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar. Faleminderit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco