Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Risi në Prishtinë: Vendosen monitorët, që tregojnë cilësinë e ajrit në kohë reale

Risi në Prishtinë: Vendosen monitorët, që tregojnë cilësinë e ajrit në kohë reale

09:22, 25/10/2019
A+ Aa A-

Prishtina ka vendosur monitorë që tregojnë cilësinë e ajrit në kohë reale. Sot do të bëhet ceremonia e vendosjes së monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në disa zona të Prishtinës.

Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Jiro Takeichi, përfaqësues kryesor i zyrës së JICA-s për Ballkanin.

Ceremonia do të mbahet në orën 13:30 në sheshin “Nënë Tereza”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit janë instaluar në katër lokacione në Prishtinë si pjesë e projektit të bashkëpunimit teknik të JICA-s “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”.

Monitorët do të prezantojnë të dhënat në kohë reale për nivelet e ndotjes së ajrit për parametrat SO2, NO, NO2, PM10, PM2.5, O3 dhe CO. Kjo do të ndihmojnë qytetarëve në Prishtinë që të informohen në kohë reale për cilësinë e ajrit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco