'Jeta ime s’ka ëndrra'/ Historia prekëse e 21-vjeçares dhe apeli për ndihmë

'Jeta ime s’ka ëndrra'/ Historia prekëse e 21-vjeçares dhe apeli për ndihmë

22:49, 24/10/2019
A+ Aa A-

Fatbardha është vetëm 21-vjeç dhe në këto vite jeta nuk ka qenë aspak bujare me të.

Historinë e saj e ka publikuar në facebook Elvis Naçi, i cili shkruan se ajo ishte vetëm 5-vjeç kur humbi babanë, por fatkeqësitë për të nuk do të mbaronin këtu.

Mes sakrificave, Fatbardha, së bashku me të ëmën lanë Sarandën dhe u nisën drejt kryeqytetit, ku e reja filloi studimet për financë.

Por jo vetëm kaq, nëna e saj ka nevojë për një operacion që të ngrihet në këmbë, i cili kushton 15.000 (mijë) euro. Për këtë arsye, Fatbardha, çdo ditë pas shkollë, së bashku me të ëmën në karrocë me rrota, del në rrugë duke kërkuar ndihmë për operacionin.

Ajo thotë se nuk ka ëndrra si të gjithë bashkëmoshatarët e saj dhe ndërsa apelon për ndihmë shprehet se bota do t’i bëhej me ngjyra nëse do ta shihte të ëmën të ecte sërish.

Postimi i plotë:

Shpërndaje të begatoftë i Madhi Zot!

Fatbardha është 21 vjeç, nga Saranda, dhe studion për financë (me bursë).

Në moshen 5 vjeçare i ndërron jetë babai. E rritur mes vuajtjesh dhe lotësh që nuk i ndalen, bashkë me nënën morën rrugën e sakrificës për t’u shkolluar.

Por jo vetëm kaq, nëna e saj ka nevojë për një operacion që të ngrihet në këmbë, i cili kushton 15.000 (mijë) euro.

Mund t’i keni parë rrugëve të Tiranës, ku Fatbardha me lot ndër sy i kërkon njerëzve para për nënën e saj.

Ajo pasi mbaron mesimi merr nënën me karrocë dhe ecin rrugëve të kryeqytetit. E pyeta për jetën e saj dhe u shkreh në lot, teksa më tha se në dhomën që kanë me qera, vetëm qajnë, nënë e bijë të dyja bashkë, e si mund të jetë jeta një vajzë pa baba, me një nënë e cila nuk kryen dot asnjë nevojë të vetën.

“Të shikoj nënën time të ecë e gjithë bota do më bëhet me ngjyra, do të buzëqeshja edhe një herë. Jeta ime nuk ka ëndrra si gjithë moshatarët e mi, unë nuk kam mundësi as një kafe të pi me shoqet, as të blej një libër, as qeranë e një dhome nuk mundemi ta paguajmë. Jetojmë thjesht me bamirësinë që na falin në rrugë, e për këtë i falënderoj. Kam kërkuar kudo, kam trokitur në çdo derë, sot ju kërkova ju, ty Elvis dhe të gjithë shqiptarëve, qelë nëna ime ta kryejë operacionin, të eci të paktën për nevojat e saj, që të kem mundësi të studioj, e të ndërtoj jetën time, pse jo t’ua shpërblej të gjithëve duke u bërë një vajzë e mirë dhe kontribuese në shoqëri. Dua të bëhem vullnetare, të rri pranë njerëzve në nevojë, siç sot ju erdhet tek unë…”

Gofundme: https://www.gofundme.com/f/AlbaniaFirdeus
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479
Zoti ju shperblefte familjarisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco