Rikonstruksion kabinash, këto zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike në datat 22-24 tetor

Rikonstruksion kabinash, këto zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike në datat 22-24 tetor

08:28, 22/10/2019

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në datat 22 deri në 24 tetor do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës.

Kjo ndërprerje e energjisë bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave të shpërndarjes së energjisë.

Zonat ku energjia do të ndërpritet dhe oraret i gjeni më poshtë:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim datat 22-24 Tetor

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 22-23 tetor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

22 tetor
10:00-14:00
Subjekti Dolce Vita në Marikaj, rruga “Ibrahim Kazazi”, “Rruga e Dibrës”, rruga “Ibrahim Buzhiqi”

22 tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Ali Demi”, “Zonja Curre”, “Mihal Grameno”, “Petro Nini Luarasi”, “Vath Koreshi”, “Hysen Zhura”

23-24 tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Hysen Zhura”, “Ali Demi”, “Zonja Curre”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco