Bëhuni gati për ndryshimin e orës

Bëhuni gati për ndryshimin e orës

16:12, 21/10/2019
A+ Aa A-

E diela e fundit e tetorit 2019, datë 27, do te shënoje ndërrimin e akrepave te orës, qe shkojnë 60 minuta prapa.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për te pasur një orë më shumë diell, ose dritë, deri në 29 mars 2020, kur do te kthehet sërish ora verore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco