VIDEO/ Djali kërkon të ikë, nëna i fsheh pasaportën: Ku do na lësh ne?...

VIDEO/ Djali kërkon të ikë, nëna i fsheh pasaportën: Ku do na lësh ne?...

20:05, 20/10/2019
A+ Aa A-

Fenomeni i të rinjve që dëshirojnë të largohen jashtë kufive të Shqipërisë ka prekur pothuajse gjithë familjet shqiptare dhe po rritet gjithnjë e më tepër. Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, djali 20-vjeçar, Luisi ka sjellë në studio nënën e ti, Shaqe. Ai dëshiron të largohet nga Shqipëria, por mamaja nuk e lejon dhe për këtë arsye i ka marrë edhe pasaportën dhe nuk ia kthen.

Luisi: Unë si çdo i ri ka dëshirën e tij të lëvizë jashtë shtetit, të provojë fatin e tij dhe kjo… më ka fshehur dhe pasaportën..

Shaqja: Ku do me shku ti bir?

Luisi: Dëshira ime është që të iki, ta provoj dhe unë si gjithë rinia e tjerë.

Shaqja: Ku do me ik? Ku do na lësh ne? Ne vetëm ty të kemi more djalë.

Luisi: Janë duke më pritur andej… Më ka fshehur edhe pasaportën.

Shaqja: Qysh të kemi rritur.

Eni Çobani: Domethënë ti e ke kërkuar, por s’ke arritur ta gjesh?

Luisi: Po!

Eni Çobani: Domethënë kaq thellë e ka fshehur Shaqja pasaportën, sa e pamundur ta gjejë.

Shaqja: S’kisha rrugëdalje tjetër. Për natë zhurmë dhe shamatë në shtëpi. Dua të iki, dua të iki…

Luisi: Nuk është puna se nuk do kthehem prap. Unë prap do kthehem, thjeshtë dua të iki ta provoj si gjithë shoqëria.

Shaqja: Do kthehesh, por unë jam e sëmurë, me probleme dhe babin e ke të sëmurë. Vetëm ty të kemi.

Luisi: I njëjti problem ka qenë gjithmonë në shtëpi. Jo do iki , jo s’do iki.

Shaqja: S’ke ku të ikësh. Kur të kemi nevojë ne, komshijve nuk kemi si ju themi të na ndihmojnë ne.

Eni Çobani: Meraku i babit dhe i mamit ka qenë gjithmonë shumë i madh. Është e natyrshme që prindi ndaj fëmijës të ketë këtë merak.

Shaqja: Avash avash more djalë. Të kesh 2 djem ose 3 hajde de. Po të kesh një djalë për në shtëpi… Sytë e ballit.

Luisi: Dua të iki, se kështu është puna. Këtu çdo gjë është… ekonomia zero, këtu s’ka punë, asnjë gjë… Duhet me lëviz, jo të rrish në të njëjtin vend.

Shaqja: Çfarë të bëjmë tani? Me atë ekonomi, ç’të bëjmë?

Luisi: Duhet të lëviz, ti bëj gjërat vetë. S’ka të ardhme ky vend.

Shaqja: A ke babë, a ke nënë? Ku do i lësh? Jemi vetë ne, kemi nevojë për ty?

Luisi: Gjysma e shokëve të mi, të gjithë janë jashtë shtetit.

Shaqja: Se i kanë shtëpitë plot, por ne s’kemi kujt ti themi, deri sa të vijnë komshinjtë ne mbaruam.

Eni Çobani: Shaqe ka ndonjë mundësi Luisi, të ketë ndonjë punësim ose dritë jeshile për diçka? Se unë e shikoj ai ka dëshirën të punojë jo vetëm për veten, por edhe për ju.

Shaqja: Unë jam e sëmurë, kam 4 muaj që kam dalë nga spitali. Nuk duhet të dëgjosh shokët çfarë thonë; Po iki, po iki. Ata e kanë shtëpinë plot.

Luisi: Të ishin gjërat në rregull do kisha ndenjur këtu.

Shaqja: Një mo një. Ku do na çosh?

Luisi: Edhe unë që jam djalë një nënë kam, s’kam dy nëna, por duhet të iki.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke studiuar ti?

Luisi: Unë kam mbaruar 12 vjet, gjimnazin.

Ardit Gjebrea: A ke qenë nxënës i mirë në shkollë?

Luisi: Nxënës i mirë nuk mundem me e thënë, po…

Ardit Gjebrea: Po kush ta ka fajin që nuk ke mësuar? Ti mendon se bota do të të presë me krahë hapur? Njerëz që nuk kanë vullnet për të mësuar?

Luisi: Jo jo normal.

Ardit Gjebrea: Një punë të rëndomtë që do bësh atje mund ta bësh edhe këtu.

Ardit Gjebrea: E ke gjetur punën andej?

Luisi: Po e kam, janë duke më pritur, jam me shokë.

Ardit Gjebrea: Çfarë pune?

Luisi: Akoma nuk e kanë caktuar, e kupton, vetëm hajde dhe do e vendosim.

Ardit Gjebrea: Shaqe, nëse do dije se djali yt do kishte një vend të sigurt pune dhe do siguronte të ardhura do ta lije?

Shaqja: Ardit, po ta them si të të kem vëlla. Unë jam e sëmurë me tension.

Eni Çobani: Nuk e lë Shaqja.

Shaqja: Unë s’di kujt ti them hajde, se jam e sëmurë.

Ardit Gjebrea: Gjej një nuse, lërja nënën tek shtëpia.

Luisi: Ç’nuse, është herët për nuse.

Shaqja: Nusja pa djalin, ç’më duhet tek shtëpia?

Eni Çobani: Shaqe keni ndonjë mundësi ekonomike që i ofroni?

Shaqja: Po kemi një ekonomi. Me tokën e 7501, familja ime.

Eni Çobani: Ju mendoni se Luisi do punojë këtë tokën?

Shaqja: Mos punojë tek toka, të marrë tokën time, se unë për atë e dua, se dua për vete.

Luisi: Është i njëjti muhabet prej vitesh.

Shaqja: Të prishem edhe me vëllezërit, të prishem me ty apo me vëllezërit?

Eni Çobani: As tokën që na the se ke zonja Shaqe?

Shaqja: E kam tokën.

Eni Çobani: Ku e ke?

Shaqja: Në Velipojë tek familja ime..

Eni Çobani: Tokat janë ndarë që në ’91, jemi në 2019, kur ke menduar ta marrësh që t’ja japësh Luisit?

Luisi: Kur të shkojë te të shumtit zonja Eni.

Shaqja:Gjërat janë në rregull, por vëllai thotë kanë kaluar shumë kohë.

Luisi: Kjo tokë na ka bërë konflikt, mos flasim as njëri me tjetrin..

Ardit Gjebrea: Në bregdet e ke tokën ?

Shaqja: Po në bregdet e kam. 300 metër larg detit është ndarë me tokën e ligjit 7501, por që mos prishem me vëllezërit e mi, jo sot, jo nesër.

Luisi: Është e disata herë që më thotë po marrim tokën, po marrim tokën… Por është një ëndërr, është menduar disa herë, se ka disa vite.

Shaqja: Nuk është një ëndërr, për ty e dua.

Eni Çobani: Luisi ma ka shpjeguar shumë qartë: Mamaja ime që kur kam qenë i vogël më thotë për një tokë, tokë që as e kemi parë as e kemi prekur. Tokë që e kanë dajat e mi dhe ne s’kemi lidhje fare atje. Nëna thotë orë e minutë do marrim tokë, do marrim tokën. U bëra 20 vjeç s’kam parë tokë. Ku është toka?

Shaqja: Është tek vëllai im, tek vëllai i vogël.

Eni Çobani: Po luisi s’do shkojë tek vëllai?

Shaqja: Merrem unë me vëllain, Luisi të presë.

Luisi: Lëre tokën më jep pasaportën mua.

Publiku mbështet me vota Luisin dhe i jep atij të drejtë për të marrë pasaportën.

Luisi: Më jep pasaportën (qesh)

Shaqja: Unë kam për t’ia grisur, nuk ia jap.

Luisi: Puna qëndron nuk dua të iki pa më dhënë ti bekimin tënd.

Eni Çobani: Një djalë i mrekullueshëm, bravo.

Luisi: Unë mund të iki dhe ndryshe, por edukata që ti më ke dhënë s’më lejon.

Eni Çobani: Çfarë i kërkon mamit ti në fund të kësaj seance ndërmjetësimi?

Luisi: Unë i kërkoj thjesht të më japë atë pasaportën.

Shaqja: Nuk ta jap.

Ardit Gjebrea: Ku e ke fshehur pasaportën?

Shaqja: E kam fshehur në një vend, kam hapur një pllakë dhe e kam vënë.

Luisi: Në cilën pllakë?

Shaqja: Nuk ta tregoj..

Ardit Gjebrea: Na thuaj dhomën ku është?

Shaqja: Tek dhoma e gjumit.

Luisi: Do shkoj që tani.

Shaqja: S’ka lenë vend pa kontrolluar, vetëm tek pllakat si ka shkuar mendja.

Pasi “zbulon” vendin e pasaportës, Luisi përqafohet me nënën e tij./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin21/10/2019 06:32

Hands tru qe j ka Ardit Gjebrea(!). Kush ta ka fajin qe nuk ke mesuar e pyet Luisin?! Epo Te gjithe sahanlepires si ty Ardit nuk mund te jene... sa me PD-ne, ha dreka me Ilir Meten e Moniken, shkon inspekton Stadiumin per te’impresionuar’ E Ramen (ndoshta edhe nga presioni I A Frangaj)... Arditi vete u kthye nga Italia se ‘e kenaqi’ atje dhe eshte me fat qe Shqiperia ate nivel ka dhe mbijeton... Prit edhe pak sa te shtrydhin si limon e pastaj do kuptosh se cfare do te thote Te kesh nevoje Te lesh Shqiperine e Te punosh jashte...

Shto koment

Denonco