Nëna 'i fal' mes lotëve vajzën 3-vjeçare ish-kunatës/ 'Ta ketë me gjithë zemër, ta ketë përjetë'

Nëna 'i fal' mes lotëve vajzën 3-vjeçare ish-kunatës/ 'Ta ketë me gjithë zemër, ta ketë përjetë'

18:06, 20/10/2019
A+ Aa A-

Rasti i dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare është tepër i veçantë.  

Zana, e cila prej 17 vitesh jeton në Athinë, ka thirrur në studio ish-nusen e vëllait, Albanën dhe ka një kërkesë për të. Ish–kunata, nga bashkëjetesa me vëllain e Zanës, kanë një vajzë 3 vjeçe, e cila jeton në Elbasan tek motrat e ‘Nënë Terezës’ dhe ekziston mundësia që fëmija të birësohet nga një tjetër familje.

Por dëshira e Zanës është që kjo vajzë e vogël të mos shkojë diku tjetër por të bëhet pjesë e familjes së saj.

Zana: Prej vitesh e kam ëndërruar që unë të kisha një vajzë.

Ardit Gjebrea: Cilat janë raportet me ish-kunatën tënde?

Zana: Dy herë e kam takuar. Ndodhi si ndodhi historia e tyre, nuk di shumë gjatë për historinë e tyre, u ndanë me vëllain tim para se të bënin celebrimin. Në këtë bashkëjetesë erdhi një krijesë.

Ardit Gjebrea: Pra ata thjesht kanë bashkëjetuar, nuk janë martuar?

Zana: Kjo fëmijë që ata kanë sot, nuk lindi as tek vëllai im dhe as te familja e nuses.

Ardit Gjebrea: Çdo të thotë kjo?

Zana: Do të thotë se pasi nusja e vëllait u nda me vëllain, familja e saj nuk e pranoi dhe e mbajti motra e saj.

Ardit Gjebrea: Po vëllai yt ku është?

Zana: Vëllai im jeton në fshat i vetëm.

Ardit Gjebrea: Në cilin fshat?

Zana: Laktesh të Pogradecit.

Historia e familjes së saj është tepër e trishtë dhe mjaft e dhimbshme. Babai i saj është martuar 14 vjeç dhe gruaja e parë e tij kishte kaluar një fatkeqësi sepse i kishte vdekur burri dhe kishte një fëmijë. Pasi ndahet nga gruaja e parë martohet me mamanë e Zanës dhe nga kjo martesë janë 11 fëmijë, por 6 prej tyre kanë vdekur.

Zana: Babit tim i vdiqën të dy prindërit dhe e lanë shumë të vogël .

Ardit Gjebrea: Ku u rrit babai yt?

Zana: E rriti nusja e xhaxhait me xhaxhain, në Laktesh, ku banon vëllai im sot. Në pamundësi që ta mbanin babin tim, se kishin krijuar dhe ata familjen dhe kishin fëmijët e tyre. e martuan. Babi im është martuar në një moshë shumë të vogël.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç?

Zana: Si Gjinoja, 14 vjeç.

Ardit Gjebrea: Ti do të marrësh në kujdestari vajzën e vëllai tënd, që është gati 3 vjeç?

Zana: Po. E cila më ka thirrur vetë mami.

Ardit Gjebrea: Si të ka thirur vetë mami?

Zana: Thjesht, para 1 muaji vajta e takova me burrin. Sa herë që shkoj. Dëshira ime ishtë që vëllai të bashkohej me nusen, që fëmija të rritej me nënë dhe babë dhe jo të vinte tek unë por ata nuk ja arritën dot qëllimit.

Ardit Gjebrea: Vëllai nuk mund ta mbajë dot?

Zana: Vëllai është i pamundur. Në moshë të vogël ka kaluar temperaturë dhe temperatura e ka lënë psikologjikisht, nuk di si ta shpjegoj dhe ndodhet i vetëm në Laktesh.

Ardit Gjebrea: Ai është vetëm fare dhe nuk është në gjendje që ta mbajë vajzën, le të themi kështu. Po nëna pse nuk e mban?

Zana: Me sa kam dëgjuar unë se dy herë e kam takuar. Ajo është në pamundësi ekonomike, familja nuk ia pranon dhe u detyrua ta çojë tek “Motrat”.

Ardit Gjebrea: Ti ke folur me ish-kunatën tënde?

Zana: Kam folur me Albanën para se të shkonte tek motrat.

Ardit Gjebrea: Ja ke bërë këtë kërkesë. I ke thënë ma jep mua?

Zana: Ja kam bërë që në fillim, dhe unë porsa mora vajzën e porsalindur, një muaj  në duar ndjeva një… sikur ajo do bëhej fëmija im dhe i thashë: Albana dëgjo këtu të gjithë zihemi me burrat, shko tek vëllai rri në një dhomë veç. Do vinë rrethanat që ti avash-avash do bashkohesh me vëllain tim. Bëje për hir të fëmijës që vajza të rritet me prindër, jo pa prindër. Mos e dërgo atje. Ndoshta “Motrat” kanë hapur shumë dyer, kanë dhënë një ndihmë për shumë nëna që mos i abortojnë fëmijët e tyre. I kanë dhënë një mundësi që t’i lindin dhe t’i rritin. Por përse kjo krijesë e vogël të rritet jetim kur i ka dy prindërit?

Ardit Gjebrea: Ti vetëm atëherë ia ke kërkuar këtë gjë Albanës, më mbrapa i ke thënë, se kanë kaluar 3 vite?

Zana: Kam kontaktuar sa herë që shkoj tek motrat, më kanë dhënë numrin që Albana ka lënë atje. Alo- një zë burri. Kush je? Jam Zana kërkoj Albanën. Pse e do ti Albanën? Nuk është Albana këtu.

Ardit Gjebrea: Nuk e ke patur asnjë mundësi kontakti me të..

Më pas Ardit Gjebrea fton në studio Albanën, e cila përlotet kur shikon nga ana tjetër e ekranit ish-kunatën e saj.

Zana: Atëherë Albana, unë të kam thirrur këtu për të të falenderuar publikisht, që ke sjellë në jetën time gjakun tim, një engjëll i cili është i pafajshëm. Gjatë gabimeve tuaja ndodhi, ajo që ndodhi.

Albana: Gjithashtu, faleminderit edhe ti. Zoti ty të ndihmoftë.

Zana: Të kam ftuar këtu për të të falenderuar dhe të më japësh fjalën që vajza mos kalojë në birësim, por ti jap një familje. Unë nuk i ofroj asaj pasuri por thjesht i ofroj një familje dhe ngrohtësi. Ti e di shumë mirë se të kanë thënë dhe motrat që po kaloj 6 muaj fëmija do kalojë në birësim.

Ardit Gjebrea: Çfarë mendon për propozimin që të bën Zana, Albana? Të vjen ndonjë mendim?

Albana: Një mendim shumë të mirë që do ja jap.

Ardit Gjebrea: Do ja japësh?

Albana: Do ja jap dhe ta ketë me gjithë zemër, ta ketë përjetë.

Ardit Gjebrea: Në momentin e parë që Zana, që kur e mori në krah ndjeu që ky fëmijë i përkiste asaj. Për sa kohë që dhe vajza jote e vogël, kur shkon ta takojë Zana e thërret mami, janë shpesh herë them disa gjëra të shkruara nga Zoti për t’u bërë më mirë. Ai e di pse ne vuajmë, ai e di pse na shëron.

Arditi i fton dy ish-kunatat të përqafohen. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco