VIDEO/ Deportojnë të sëmurin me kancer, nuk e kurojnë, shteti e lë ne mes të rrugës

VIDEO/ Deportojnë të sëmurin me kancer, nuk e kurojnë, shteti e lë ne mes të rrugës

14:39, 16/10/2019
A+ Aa A-

Emisioni investigativ Fiks Fare ka publikuar një rast skandaloz, kur një pacient i diagnostikuar me kancer në mushkëri, e që trajtohej prej dy vitesh në Gjermani, është deportuar dhe me pas është lënë në rrugë.

Shkak është bërë shkresa nga shteti shqiptar, sipas të cilës ekziston kura me kimioterapi mund të bëhet këtu, çka ka rezultuar e pavertetë.  52 vjecari po çihet drejt vdekjes.

Atëherë kur shteti shqiptar jo vetëm që nuk të kuron, por të shtyn drejt vdekjes.  Ky është rasti i një 52 vjeçari nga Fieri, i diagnostikuar dy vite më parë me kancer në mushkëri. Skandali është publikuar në emisionin investigativ Fiks Fare.  Përparim Hebeja u diagnostikua në mars të 2017-s me kancer në stad të avancuar. Në mënyrë individuale ai arriti të depertojë në një spital në Gjermani, ku për dy vite me radhë u trajtua me kimioterapi, I vetmi lloj që organizimi i tij e pranon. E kur gjerat dukeshin se po shkonin më mirë, vjen edhe ndërhyrja fatale e shtetit shqiptar, përmes ministrise së shendetësisë….

Por pavarësisht se kjo lloj kimioterapi nuk ekziston në Shqiperi 52 vjeçari u deportua.  Ai u mor nga spitali në Gjermani dhe u braktis në rrugë në shtetin shqiptar.

Tashmë që prej muajit qershor Përparim Hebeja nuk ka kryer as edhe një ekzaminim apo seancë kimioterapie në Shqipëri, pasi kjo e fundit nuk ekziston e gjendja po përkeqesohet dita ditës.

I mbërritur me autoambulance ditët e fundit nga spitali i Fierit drejt repartit të onkologjisë në QSUT peripecia vazhdon.

I vetmi apel që 52 vjeçari i sëmurë me kancer i drejton shtetit shqiptar është të riparojë gabimin, duke i dërguar një shkresë shtetit gjerman me të vetmen të vertetë: që shteti shqiptar nuk ka mundësi ta kurojë. Por deri me tani nuk ka asnjë reagim nga ministria e shendetësisë lidhur me kete ceshtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco