Donacioni i Grupit Balfin për Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës me laborator të ri

Donacioni i Grupit Balfin për Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës me laborator të ri

16:30, 14/10/2019
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, u inauguruan pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës 3 laboratorë të rinj informatike dhe disa salla të restauruara leksionesh që do t’u shërbejnë studentëve të këtij fakulteti.

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane, Grupi Balfin mundësoi një ndër laboratorët e rinj në fjalë, të cilat u inauguruan dhe inspektuan sot nga Ministrja e Financës dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj, Drejtoresha Ekzekutive Grupit Balfin znj. Edlira Muka dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik z. Dhori Kule.

Për shkak të numrit të madh të studentëve të vitit të parë të pranishëm, të cilët sot kishin ditën e tyre të parë të vitit të ri akademik, prezantimi u bë fillimisht tek ‘Aula Magna’ pranë Godinës së ‘Lirisë’ në Qytetin Studenti dhe më pas të ftuarit dhe të pranishmit u zhvendosën në Fakultetin Ekonomik për të parë nga pranë donacionin e lartpërmendur.

Image

Z. Kule e falenderoi Grupin Balfin për donacionin e bërë dhe i inkurajoi studentët që të dalin me rezultate të larta për të kontribuar në përmirësimin e ekonomisë së Shqipërisë.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit. Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili e ka vënë në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke përqafuar SGDs (Sustainable Development Goals)- Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një strategji të mirëfilltë të cilën e aplikojnë të gjitha kompanitë.

Nën vëmendjen e veçantë të vetë Presidentit të Grupit z. Samir Mane, në mënyrë direkte apo edhe në bashkëpunim me organizata të ndryshme jo-Qeveritare dhe fondacione, Grupi Balfin po mbështet programe të ndryshme që kanë të bëjnë me përmirësimin e proceseve mësimore në edukim, në gjithë-përfshirje, në mirërritjen e fëmijëve, në mjedis, si dhe në përmirësimin e jetesës dhe uljen e varfërisë së mbi 40 familjeve në çdo skaj të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco