Tirana Bank mbështet maratonën e kryeqytetit, jep çmimin për kategorinë femra

Tirana Bank mbështet maratonën e kryeqytetit, jep çmimin për kategorinë femra

14:43, 14/10/2019
A+ Aa A-

U zhvillua gjatë ditës së djeshme në kryeqytet, Maratona e Tiranës, një event ky tashmë i përvitshëm dhe me përmasa gjithnjë e më të mëdha për sa i takon pjesëmarrjes masive, që nga profesionistet e deri te qytetarët e thjeshtë.

Tirana Bank nuk mund të mungonte në këtë maratonë, për nga vetë emri i saj që lidhet aq mirë me atë të metropolit të Shqipërisë, ndaj dhe ajo ishte e vetmja bankë që ishte e pranishme si sponsorizuese por edhe si pjesëmarrëse direkte me mjaft punonjës të saj që garuan në këtë maratonë.

Maratona nisi në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm në Sheshin Skënderbej.

Tirana Bank ishte e pranishme me stenda pergjate 2 diteve që paraprinë maratonën, ku informoi personat e interesuar për shërbimet dhe avantazhet që ajo ofron.

Ditën e maratonës, banka u mundësoi garuesve shishe uji për të shuar etjen.

Image

Mesazhi i Tirana Bank në maratonë ishte: “Për Sortin, për Jetën!”.

Në mbështetje dhe të fushatës së saj korporative, ku imazh kryesor i tërë fushatës është figura femërore dhe dje Tirana Bank , u përfaqësua nga Znj. Ela Puka, Drejtore e Marketing & PR Communication,  në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe i dhuroi  znj. Moraa Oigo me origjinë nga Kenia, trofeun dhe çmimin e parë 2,500€ për kategorinë e femrave në garën 21 km.

Tirana Bank nuk e ka për herë të parë që mbështet nisma me impakt në shoqëri.

Më herët gjatë vitit banka ka kontribuar vullnetarisht, si në pastrimin e vendit, ashtu edhe në gjelbërimin e qytetit, e shumë nisma të tjera të ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco