Sa shumë banane hanë shqiptarët! Rritet 80% importi nga Kolumbia dhe Ekuadori!

Sa shumë banane hanë shqiptarët! Rritet 80% importi nga Kolumbia dhe Ekuadori!

08:06, 12/10/2019
A+ Aa A-

Importet e bananeve shënuar rritje të madhe gjatë vitit 2018, ku sipas të dhënave të Doganës, importuam 62% më shumë në sasi dhe gati 80% më shumë në vlerë, në krahasim me një vit më parë.

Për vitin 2018, sasitë e importuara kapërcyen 20 mijë tonë, nga rreth 12 mijë që ishin importuar një vit më parë. Ndërsa si vlerë, bananet e importuara kapën shifrën e 17.1 milionë dollarë.

Në dy vitet e fundit, dy vendet kryesore të origjinës nga vijnë bananet e importuara në Shqipëri janë Kolumbia dhe Ekuadori, me përkatësisht, 1700 tonë dhe 19 mijë tonë. Në krahasim me një vit më parë, importet e bananeve nga Kolumbia kanë shënuar rënie në sasi me 23%. Ndryshe ka ndodhur me importet nga Ekuadori të cilat janë rritur në masën 80%.

Dy vitet e fundit bananet importet e bananeve në Shqipëri janë përqendruara në vetëm këto dy vende.

Viti 2018 shënoi rekord për sa i përket vlerës në dollarë të bananeve të importuara për të paktën 5 vitet e fundit, ndërsa si sasi rekordi u shënua në 2016-n ku sipas të dhënave historike nga Dogana janë importuar 22.8 mijë ton banane.

Konsumi për frymë

Një shqiptar ka konsumuar mesatarisht 7.3 kilogramë banane. Ekuadori, i cili është edhe ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë për sa i përket kultivimit të bananes mban rekord edhe për konsumimin e saj. Konsumi për frymë atje përllogaritet rreth 99 kg/frymë. Sipas statistikave të FAO-s në rang global konsumohet 11.9 kg banane/ person.

Ndër vendet me konsumin më të ulët në botë renditet Iraku me 0.02 kg / person, Uzbekistani me të njëjtën sasi dhe fqinjët tanë, maqedonasit me vetëm 0.05 kg banane/ person në vit./MONITOR

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Arberi12/10/2019 12:04

    Qe kur ka ardhe Rilindja ne pushtet shqiptareve po hajne vetem fruta exotike dhe kafe pijne me shume. Lind pyetja si ka mundesi qe eshte rrit tregtia me ameriken latine? Kete pergjigje ta shpjegon vetem kryeministri Rama

    Shto koment

    Denonco